E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjermania ndalon kthimin e romëve në Kosovë

Nga Express më 06 gusht 2011 në ora 19:39

Bundeslandi i Gjermanisë Baden-Würtenberg ka ndalur kthimin e romëve nga Kosova dhe Serbia, të cilët nuk kanë plotësuar kushtet e azilit.

Ministri i kësaj republike, Lothar Gall përmes zëdhënësit të tij ka publikuar këtë urdhër, pasi që gjendja në Kosovë dhe Serbi është tejet e rrezikshme për kthimin e tyre.

Një delegacion po nga e njëjta republikë është duke bërë përgatitje që në vjeshtën e këtij viti të vizitojë Kosovën dhe të hartojë gjendjen e romëve në Kosovë dhe Serbi.

Sipas kësaj, do të sillet vendimi mbi 1200 personat e komunitetit rom, të cilët gjinden në këtë republikë të Gjermanisë se a mund të qëndrojnë në Gjermani apo të kthehen në Kosovë.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›