E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjermania ne stanjacion analistet Paralajmerim i nje tjeter krize

Ndërsa një pjesë e mirë e Eurozonës përballet me krizë  ndalet rritja dhe në ekonominë numur një në Gjermani.  Rritja ekonomike në Gjermani është ngadalësuar ndjeshëm nga Prilli në Qershor, sipas të dhënave të bëra publike në Berlin. Autoritetet konfirmuan se ekonomia u rrit me vetëm 0,1 përqind në tremujorin e dytë, shumë më pak nga sa pritej.

Analistët thonë se fakti që prodhimi i Përgjithshëm Kombëtar në Gjermani ishte më i ulët se parashikimi, bën që të shtohen shqetësimet se krizës së borxheve mund t’i shtohet edhe kriza ekonomike. Si shkaqe për rënien e dinamikës shihen kriza shtetërore e borxheve në Eurozonë dhe konjuktura e dobët në SHBA.    Rreziku më i madh është se kriza e borxheve që u përhap në vendet periferike, mund të godasë tani në qendër të Eurozonës.

Investitori miliarder Xhorxh Soros tha se shpërbërja e Eurozonës mund të fillojë të duket në horizont, nëse nuk ndërmerren ndryshime të mëdha. Duke folur për BBC-në, ai quajti eurobondet si zgjidhjen më e mire por që kundërsjhtohet katërcipërisht nga gjermania.

Gjermania nuk është vendi i vetëm europian, ekonomia e të cilit është në vështirësi. Gjithë eurozona pati një shkallë rritjeje ekonomike prej 0,2 përqind në tremujorin e dytë, një ulje kjo nga 0,8 përqind që ishte në tremujorin e parë.

Delina Bitraku

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›