Njohjet e Kosoves Hoti Duhet lobim me aktiv

Njohës të marrëdhënieve ndërkombëtare vlerësojnë se një lobim më aktiv dhe më i fuqishëm do të sillte më shumë njohje për shtetin e Kosovës. Njohja e Kosovës edhe nga dy shtetet, Republika e Guinesë Conacry dhe Republika e Nigerit, që erdhën si rezultat i lobimit të zëvendëskryeministrit të parë Behgjet Pacolli shihet si një rast i mirë i cili mund të ndikojë edhe tek disa shtete tjera, të cilat janë në mëdyshje që të marrin vendim për njohjen e shtetit të Kosovës.
Por paraprakisht, sipas profesorit të marrëdhënieve ndërkombëtare, këto shtete duhet të njoftohen për specifikat e Kosovës, por edhe për zhvillimet pozitive pas shpalljes së pavarësisë.
“Çështja e njohjeve nuk është çështje e dinamizmit ose e zhvillimit pozitiv të proceseve të brendshme edhe pse këto procese mund të kenë efekt në vendimet për njohje. Besoj që pozicioni specifik, juridik, ndërkombëtar i Kosovë përcakton në një mase edhe ritmin e njohjeve dhe kjo jo për çdo gjë tjetër sa për faktin e një diplomacie të tmerrshme të udhëhequra nga ana e Serbisë ose e mbështetur nga satelitët e saj si Rusia, pastaj në masë të madhe edhe nga Spanja që shprehin ose përdorin ndikimin e tyre tek vendet që kanë ndikim, tek vendet që kanë afërsitë dhe miqësitë e afërt për ta sabotuar vendimet për njohjen e Kosovës”- tha Hoti.
Hoti është i bindur se çdo veprim i institucioneve të Kosovës, i ndërmarrë në veri apo kudo tjetër në territorin e Kosovës mund të ndikojë për të mirë ose për të keq tek shtetet që nuk e kanë njohur ende pavarësinë e Kosovës. Për këtë arsye ai mendon se institucionet e Kosovës duhet të kenë kujdes në veprimet e tyre. Në aspektin kualitativ sipas Hotit, Kosova ka siguruar shumicën dërrmuese të njohjeve, madje ka siguruar edhe njohjen e shtetësisë nga vendet fqinje, me të cilat është e lidhur në mënyrë direkte si në aspektin ekonomik, ashtu edhe në atë politik e diplomatik.
Bul Salihu