NATO: Kryengritësit në Libi, në rrugën drejt fitores
NATO thekson se kryengritësit në Libi, kanë avancuar ndaj trupave të Muamar Gadafit. “Rebelët ditët e fundit, kanë ecur përpara drejt veriut në brigjet e Mesdheut dhe në drejtim të lindjes”, tha një zedhënës i Aleancës në Bruksel. Këshilli i përkohshëm kombëtar i kryengritësve libianë, bëri të ditur se më tetë muaj pas rrëzimit të Gadafit dëshirojnë të marrin pushtetin.
“Për shkak se Këshilli i përkohshëm nuk është zgjedhur, ai nuk do të qeverisë Libinë për vite me rradhë”, tha presidenti i këtij këshilli, Mustafa Abdel Dschalil. Aty ai paraqiti një kërkesë lidhur me afatin kohor të përpiluar të bashkësisë ndërkombëtare, sipas të cilit faza e plotë e tranzicionit do të zgjasë maksimalisht 20 muaj.