E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hagë, kërkohen dy gjykime ndaj Mlladiçit

Prokurorët e Gjykatës së Hagës, kanë propozuar ndarjen në dy pjesë të rastit kundër Ratko Mlladiçit, për të shpejtuar gjyqin e tij. Ish-komandanti ushtarak i serbëve të Bosnjës, akuzohet për organizim të genocidit kundër tetë mijë burrave dhe djemve myslimanë në Srebrenicë dhe për krime të tjera gjatë luftës së viteve 1992-1995 në Bosnjë.
 

Prokurorët propozuan të gjykojnë Mlladiçiin fillimisht për Srebrenicën, ndërsa më pas për akuzat e tjera. Mlladiç, i cili i mohon akuzat, e ka përshkkruar veten si njeri “shumë të sëmurë”.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›