E Diel, 1 Nëntor 2026

Itali, prindërit drogojnë foshnjen 18 muajshe

Një foshnje 18 muajshe është shtruar urgjent nga gjyshi i saj, në reanimacionin e spitalit të fëmijëve në Palermo të Italisë. Fëmija është konstatuar të kishte një overdozë kokaine dhe shenja djegie si pasojë e shuarjes së cigares në gjithë trupin. Nëna e saj, një grua 25 vjeçe u ndalua nga policia. Sipas agjencive të lajmeve italiane, për momentin, gruaja 25-vjeçare, një përdoruese e drogës akuzohet për trajtimin e keq, edhe pse ajo nuk ka thënë asgjë se si fëmija ka mundur të marrë sasinë e drogës. Bashkë me të është pyetur dhe personi me të cilën ajo bashkëjetonte. Burri nuk është babai i fëmijës, pasi ai mban mbiemrin e nënës. Përveç opinionit publik në Itali, një koment për këtë ngjarje të rëndë ka dhënë dhe figura e njohur e ekranit, prezantuesja e “Grande Fratello”, Alesia Markuci. Në profiling e saj në Facebook, Markuci është shprehur pikërisht kështu: “Jam tronditur për atë që i ka ndodhur foshnjes 18 muajshe në Palermo. Më thoni që nuk është e vërtetë ju lutem, më thoni që dy prindërit nuk mund ta keqtrajtojnë dhe drogojnë pikërisht fëmijën e tyre. Më thoni si mundet një nënë të jetë një grua e tillë, më thoni çfarë bote është kjo. Unë lutem për ta”.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›