E Diel, 1 Nëntor 2026

Atentati ne Frankfurt. SHBA ngre padi ndaj Arid Ukes

SHBA ngrenë padi kundër atentatorit të Frankfurtit. 21- vjeçarit me origjinë nga Kosova Ariod Uka. Në fillim të marsit me armë zjarri Uka u mori jetën dy ushtarëve amerikanë në aeroportin e Frankfurtit. 21- vjeçari akuzohet për vrasje dhe për tentativë vrasje ndaj anëtarëve të Armatës Ajrore Amerikane si dhe për armëmbajtje pa leje, bëri të ditur prokuroria federale e Manhatanit.

Në incidentin e marsit mbetën të plagosur dhe dy persona të tjerë. Në një komunikatë, prokurorët kanë thënë se Arid Uka, 21- vjeçar, i është afruar një autobusi më 2 mars në aeroport, ka pyetur në anglisht nëse aty kishte amerikanë. Deklarata thotë se Uka më pas ka filluar të qëllojë me pistoletë në personelin ushtarak amerikan derisa e ka përsëritur me zë të lartë një shprehje arabe që do të thotë, “Zoti është i madh”. Nuk është ende e qartë nëse Arid Uka do të ekstradohet nga Gjermania në SHBA për tu përballur me këto akuza.

Një padi e  ngjashme është ngritur kundër tij dhe në Gjermani. Hetuesit gjermanë janë shprehur se Uka ka rrëfyer se e ka kryer sulmin në shenjë hakmarrjeje ndaj misionit amerikan në Afganistan. Hetuesit thonë se Uka ka vepruar i vetëm e nuk kanë gjetur asnjë lidhje mes tij dhe ndonjë organizate terroriste.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›