Ngrihen akuzat kunder Arid Ukes per vrasjen e ushtareve amerikane ne Gjermani

Prokuroret federale amerikane kane ngritur akuza zyrtare ndaj djalit nga Kosova per te cilin thuhet se qelloi per vdekje dy pjestare te forcave ajrore amerikane ne Gjermani ne muajin mars.
Zyra e prokurorit amerikan ne New York thote se Arid Uka brohoriti ne gjuhen arabe Zoti eshte i madh dhe vazhdoi te qellonte deri sa iu mbaruan fisheket.
I akuzuari Arid Uka ndodhet i ndaluar ne Gjermani. shte e paqarte nese ai do te ekstradohet ne Amerike per tu gjykuar. I arrestuari Uka ishte punonjes me kontrate ne aeroportin e Frankfurtit kur u fut ne nje autobus ku kishte pasagjere edhe nga forcat ajrore amerikane. Zyrtaret amerikane besojne se ai veproi i vetem dhe nuk ishte pjese e asnje grupi terrorist.