Gjermania shënon ngritje të eksportit të automjeteve
Eksporti i automjeteve të prodhuara në Gjermani është rritur në korrik për nëntë për qind krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, ka bërë të ditur të martën Shoqata e prodhuesve të automobilave gjermanë.
Prodhuesit gjermanë muajin e kaluar eksportuan gjithsej 345.500 automjete. Në gjashtë muajt e parë të këtij viti janë eksportuar 2,64 milionë automjete, që është për gjashtë për qind më shumë se sa vitin e kaluar.
Njëkohësisht, numri i veturave të sapo regjistruara më korrik në Gjermani është rritur 10 për qind ose 261.000. Në mesin e veturave të sapo regjistruara numri i automjeteve gjermane është rritur 15 për qind, derisa shitja e automjeteve të huaja ka shënuar rënie 1 për qind.
Që nga fillimi i vitit e deri më sot numri i regjistrimit të automjeteve të reja është rritur për 10 për qind, ndërsa janë regjistruar 1,88 milionë automobila.
Rritja e kërkesave për automobila në tregun kinez ka ndikuar në rritjen e dukshme të profitit tek prodhuesit gjerman si Volksvagen, BMW dhe Mercedes.