Specializimet, shpallen fituesit
Pas zhvillimit te konkursit Fakulteti i Mjekesise ka shpallur piket e konkurrenteve, nderkohe qe fituesit do te shpallen vetem pas dy ditesh, kur te mbaroje edhe procedura e ankimeve. Aktualisht, pas korrigjimit te testit, kane dale pergjigjet e sakta qe duhet te rrethonin mjeket e pergjithshem, piket e pergjigjeve te gabuara dhe atyre me alternativa. Duke marre parasysh edhe noten mesatare, mjeket kane fituar piket ne baze te kesaj te fundit dhe testit. Vetem pas kater vjetesh, Ministria e Shendetesise, se bashku me ate te Arsimit, kane mundur te rihapin specializimet e mjekeve sipas profileve te kerkuara prej ketyre te fundit. Tri dite me pare, rreth 257 mjeke te pergjithshem i jane nenshtruar testit te provimit per te fituar te drejten e nje studimi te specializuar pasuniversitar, ne nje nga deget e mjekesise. Per kete vit jane celur 167 kuota specializimesh per profesione te ndryshme mjekesore si kirurgji, kardiologji, neurologji, obstetrike etj. Kane qene rreth 1000 studente, qe aplikuan per te fituar te drejten e konkurrimit per specializim, por shumica u s'kualifikuan, pasi nuk plotesonin kushtet, ku nje nga kriteret me te forta ishte nota mesatare deri ne 8.
S.Isaku
S.Isaku