Meta: Vizat, liberalizimi brenda 2010
Denis Dedej
Zevendeskryeministri dhe ministri i Puneve te Jashtme, Ilir Meta, siguroi dje qytetaret shqiptare se do te mund te levizin pa viza drejt vende te Bashkimit Evropian. Ne nje komunikim me mediat, pas takimit te zhvilluar me koordinatorin e qeverise se Kosoves per Strategjine e Veriut, kreu i diplomacise shqiptare tha se ne lidhje me procesin e liberalizimit te vizave, eurodeputetja Pack ka dhene pergjigjen me te mire. Ai tha se sic eshte shprehur prej kohesh, "Shqiperia ka bere nje progres spektakolar qe njihet nga te gjithe ne drejtim te liberalizmit te vizave, gje qe e konfirmoi edhe delegacioni i europarlamentareve se Evropes Juglindore, pak dite me pare ne Tirane". "Absolutisht, eshte plotesisht e sigurt se Shqiperia dhe shqiptaret do te fitojne liberalizimin e vizave brenda ketij viti, pikerisht per shkak te ketij progresi te jashtezakonshem qe eshte bere ne te kater blloqet e udherrefyesit per liberalizimin e vizave", siguroi Meta. Nje tjeter ceshtje e prekur gjate konferences ishte dhe organizimi i darkes se Presidentit Obama me njembedhjete lidere te vendeve te Evropes Qendrore dhe Lindore, pra gjithe vendet ish-komuniste anetare te NATO-s. Ne kete takim Shqiperia mungon. I pyetur per kete ceshtje se pse nuk eshte ftuar ne kete darke vendi yne, kreu i diplomacise shqiptare tha se ne lidhje me kete gje nuk ka informacion te sakte. "Mediat edhe kete informacion mund ta merrnin nga Ministria e Jashtme, mund ta merrnin edhe nga burimet e organizatoreve te ketij aktiviteti qe zhvillohet ne Ceki dhe mund t'ju them qe cdo gje ka te beje me kontekstin e asaj qe do te realizohet atje, ka te beje edhe me historine, me te kaluaren ku Shqiperia praktikisht nuk ka lidhje me kontekstin e asaj qe do te realizohet atje dhe dua te siguroj se marredheniet e Shqiperise, edhe nga vizita ime e fundit ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes, jane marredhenie te shkelqyera, se Shqiperia eshte nje nga aleatet me te besueshem te SHBA dhe te NATO-s ne rajonin e Evropes Juglindore", sqaroi mediat, ministri i Puneve te Jashtem, Ilir Meta. Per sa i perket ceshtjes se liberalizimit te vizave, ministri i Puneve te Jashtem te Spanjes, vend i cili mban edhe Presidencen e radhes se BE, Miguel Angel Moratinos, tha se Bashkimi Evropian eshte i gatshem per te shpallur terheqjen e regjimit te vizave per shtetasit boshnjak dhe shqiptare. Vendi pritet te merret gjate punimeve ne Samitin e Sarajeves, qe do te zhvillohet ne qershor.