Mëhilli: Vendi nuk është në krizë ekonomike
Edi Rama duhet të gjejë kurën për krizën e tij morale dhe psikologjike, sepse ekonomia shqiptare nuk është në krizë. Erla Mëhilli iu përgjigj në këtë formë pretendimeve të përfaqësuesve socialistë se vendi është në krizë ekonomike. "Krizën e thellë shpirtërore, psikologjike dhe personale nga seriali i skandaleve të publikuara në media, Edvin Kristaq Rama kërkon ta zhurmojë me të ashtuquajturën krizë ekonomike të vendit, që ekziston vetëm në mendjen e tij dhe për të cilën ka një vit që shpif, trillon dhe mashtron çdo ditë", theksoi Mëhilli në një konferencë për shtyp.