"Gjethe që bien" shfaqet në Cirkun e Metropolit për fëmijët
Cirku i Metropolit hapi dyert për fëmijët, por jo vetëm. "Gjethe që bien" titullohet shfaqja e vënë në skenë që i paraprin premierës me rastin e 50 vjetorit të krijimit të cirkut shqiptar. Në arenë janë ngjtur mozaik të numrave të ajrit, akrobacisë, plastikës, xhonglimit, numrave të shpejtësisë dhe kllounatës ku mund të përmendim "Fjongoja fluturuese", "Klasa e qenëve, "Basketbollisti xhongler, "Plastika dhe Vajza e kabaresë" nën udhëheqjen e mjeshtrit artistik Fatos Roshi.
Megjithëse shfaqja ka qënë shumë argëtuese për fëmijët, salla e ndiente mungesën e interesit nga ata dhe prindërit e tyre.
Megjithëse shfaqja ka qënë shumë argëtuese për fëmijët, salla e ndiente mungesën e interesit nga ata dhe prindërit e tyre.