“Gjetja e eshtrave të të pushkatuarve, këmbanë kujtese për shoqërinë, duhet ta përmbyshim këtë“detyrim moral”
Deklaron deputeti Aldo Bumçi në parlament Deputeti i Partisë Demokratike, Aldo Bumçi deklaroi se miratimi i ligjit të lustracionit është një detyrim madhor në respekt të ish të përndjekurve politik të regjimit komunist. Duke iu referuar gjetjes së varrit masiv në Dajt, deputeti demokrat theksoi se kjo ngjarje është një kambanë kujtese për mazhorancën për miratimin e ligjit të lustracionit dhe për të shenjtëruar këto vlera që një shoqëri nuk është njerëzore. Sipas tij, kjo nuk është një histori të vdekurish apo një histori eshtrash, por një histori të gjallësh duke theksuar se ajo lidhet me të sotmen.Gjithashtu, Bumçi vuri në dukje se regjimi komunist është prezent në institucionet më të larta të drejtësisë duke shtuar se pjesëmarrësit në dënimet e regjimit komunist janë ende në prokurori, gjykata dhe vazhdojnë të japin sërish gjykime.Zbulimi i eshtrave në Dajt duhet të na nxisë për vuajtjen e ish të përndjekurve theksoi Bumçi duke shtuar se dëmshpërblimet për ta nuk duhet të shihet si lëmosh, por një mënyrë për të zbutur vështirësitë që ata kanë për t’u përballur me jetën....