E Diel, 1 Nëntor 2026

Svoboda-Ramës: “Opozita, vetëm në parlament, zgjedhjet u zhvilluan në transparencë të plotë me ligjin”

Pretendimet e Partisë Socialiste për zgjedhjet e përgjithshme të 28 qershorit, marrin përfundimisht një goditje të rëndë, duke u konsideruar jo vetëm si antiligjore, por njëherazi si një përpjekje e qartë për të destabilizuar politikën shqiptare, në prag të zhvillimeve të pritshme të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Siç edhe është konfirmuar tashmë lidhur me një vizitë të kryesocialistit Edi Rama në Strasburg, ai detyrohet të kthehet ditën e nesërme pa kurrfarë alternative që mund të mbështesë atë dhe drejtimin politik që po ndjek, duke mbajtur opozitën jashtë parlamentit për një kohë jashtëzakonisht të gjatë. Takimet e zhvilluara me euro-parlamentarët socialistë dhe përgjigja e marrë prej tyre se opozita mund të zhvillohet vetëm në parlament, e kushtëzojnë frikshëm kryesocialistin, duke e ngujuar brenda rrethit të rrezikshëm vicioz çka e vë në pikëpyetje ekzistencën e tij politike, pas thyerjes së sigurt të bojkotit të parlamentit në fund të këtij muaji. Pas shuplakës së marrë dje nga Zëvendëspresidenti i Parlamentit Evropian, Libor Roucek, lidhur me pretendimet dashakeqe të Ramës ndaj qeverisë dhe institucioneve shtetërore edhe sot është përsëritur e njëjta skenë, teksa një nga socialdemokratët më të njohur evropian, Hanes Svoboda, u shpreh se asnjë institucion nuk mund të dalë mbi vendimet e gjykatave, porsa kohë, siç u shpreh ai është marrë një vendim nga Gjykatat.   “Mendoj se do të ishte shumë mirë që opozita të kthehej në Kuvend. Ky ka qenë gjithnjë pikëvështrimi ynë, por qeveria duhet të veprojë, të thotë se është dakord të bëjë transparencën e plotë të zgjedhjeve, të thotë se ne njohim si qeveri që opozita e ka pranuar rezultatin e zgjedhjeve, kjo është e fiksuar dhe Gjykata ka thënë kështu, por në të njëjtën kohë, qeveria duhet të jetë gati për të qenë e hapur dhe transparente, përfshirë dhe hapjen e kutive të votimit, sepse kjo do të tregojë nëse zërat për manipulime, kanë patur të drejtë apo jo”, u shpreh Svoboda. Nevojën për futjen në Kuvend të opozitës, Svoboda e theksoi dhe gjatë takimit që zhvilloi pak ditë më parë në Strasburg me deputetët që përfaqësojnë lëvizjen për mendim ndryshe në PS. Ai e konsideroi të rëndësishëm këtë moment, nisur nga fakti se gjykata ka dhënë verdiktin e tyre final, lidhur me zgjedhjet....

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›