E Diel, 1 Nëntor 2026

“Nuk kemi dërguar propozime zyrtare për eshtrat te qeveria, mediat përcjellin deklarime të pavërteta”

Reagon Avokati i PopullitAvokati i Popullit Ermir Dobjani, në një deklarim të djeshëm zyrtar për mediat ka përgënjeshtruar shkrimet e një gazete pranë Edi Ramës, e cila bën aluzion për një përplasje institucionale mes Avokatit të Popullit dhe qeverisë shqiptare. Duke sqaruar gjithë korrespondencën, sqarime të cilat ai i bëri publike edhe tek gazeta “55” një ditë më parë, Avokati i Popullit thekson se qeverisë nuk i është dërguar asnjë propozim për gjetjen e eshtrave apo ndonjë ndryshim ligjor lidhur me këtë çështje, duke e cilësuar krejt zhurmën si të shkaktuar nga deklarimet e paautorizuara të komisionerit të këtij institucioni Skënder Haluca.“Duke marrë shkas nga shkrimi i botuar më datën 11.02.2010 në gazetën e përditshme “Shekulli” me autore Lindita çela me titull kryesor “Avokati i Popullit i propozuam Berishës për eshtrat, por na injoroi”, institucioni i Avokatit të Popullit, në respekt të parimit të transparencës dhe të drejtës që ka publiku për të marrë informacion të vërtetë dhe të saktë, bën këtë përgënjeshtrim: Institucioni i Avokatit të Popullit nuk i ka dërguar Kryeministrit asnjë lloj rekomandimi zyrtar me propozime për çështjet që kanë të bëjnë me eshtrat e personave të pushkatuar nga regjimi komunist. Në fakt më datën 17 dhjetor 2009 Avokati i Popullit ka udhëzuar Komisionerin Skënder Haluca që propozimet e tij t’i formulonte në formën e një projekt ligji për t’ia dërguar Qeverisë, gjë të cilën ai nuk e ka kryer deri tani. Titulli në fjalë konsiderohet tendencioz dhe artikulli është i pasaktë për pjesën që bën fjalë për veprimtarinë e Avokatit të Popullit dhe marrëdhënien me Qeverinë. Kjo gazetë, por edhe të tjera që kanë shkruar këto ditë për këtë çështje janë bazuar në prononcimet e zotit Skënder Haluca, me detyrë Komisioner pranë institucionit të Avokatit të Popullit, i cili nuk ka qenë dhe nuk është i autorizuar zyrtarisht nga Institucioni për të dhënë informacion për këtë çështje. Sipas nenit 12 të Rregullores së Brendshme të punës së institucionit të Avokatit të Popullit, të miratuar nga Avokati i Popullit dhe tre komisionerët e tij më datën 28.05.2008, “...Vetëm deklaratat apo personat e caktuar nga Avokati i Popullit kanë vlerën e qëndrimit zyrtar të këtij institucioni për çështjet apo problemet në diskutim. Të gjitha deklaratat e tjera konsiderohen opinione personale të individëve që i bëjnë”- shprehet Avokati i Popullit, Ermir Dobjani. Prononcimi zyrtar i Avokatit të Popullit për këtë çështje është bërë publik nga Gazeta “55”, vetëm tre ditë më parë dhe njëherazi përmes një interviste në Vizion Plus më datën 10.02.2010....

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›