E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjiganti rumun i skulpturës, Constantin Brancus, ekspozitë në Tiranë e më pas në Korçë



Do të vazhdojë të qëndrojë e çelur edhe gjatë ditëve në vijim, ekspozita fotografike e artistit të njohur rumun Constantin Brancus. Ekspozita e inaguaruar këto ditë në mjediset e Muzeut Historik Kombëtar në Tiranë përmbledh një sërë veprash të artistit të madh. Punët e Constantin Brancus janë të vendosura në 25 stenda dhe pasqyrojnë kronologjikisht periudhat e ndryshme të krijimtarisë së skulptorit me famë botërore. Materialet që përdor autori për punët e tij janë të larmishme; bronz, gur, dru, metal i fortë, etj. “Muza e fjetur” është një nga veprat e tij e cila i takon viteve të para të krijimtarisë së artistit dhe ndodhet në disa kopje në muzetë e galeritë e Londrës e të Parisit. Si mbështetës kryesor, kjo ekspozitë ka pasur ambasadorin e Rumanisë në Shqipëri z.George Miku, i cili është shprehur për median se ekspozita pas kryeqytetit do të udhëtojë drejt Korçës, që është vend me tradita kulturore dhe ka lidhje të hershme me Rumaninë.
Padyshim që Brancus mbetet një ndër artistët më të njohur rumunë, e pse jo, ndër më të mirët në rang botëror. Mjafton të përmendim këtu faktin se, në një ankand të zhvilluar në vitin 2005, vepra e tij “Bird on the space” arriti të shitej plot 27.5 milionë dollarë, ndërsa po kështu, në 2001-n një tjetër skulpturë e Brancusit, “Danaidet”, kapi vlerën e 8.1 milionë dollarëve.

11 Prill 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›