Një fëmijë indian dhe një album i ri për Madonën
Madona është një nga këngëtaret me një panoramë artistike internacionale më të gjatë. Nëse Michael Jackson, fenomen i viteve ’80, duket të jetë i mbyllur në vetvete mbas ngjarjeve që e kanë goditur, 50-vjeçarja - mbretëresha e popit, nuk ndalet dhe shkon para më fort se më parë. Në të ardhmen pritet që ajo të ngjisë shkallët e klasifikimit në gjithë botën me albumin “Hard Candy”, në dyqane nga 29 prilli. Pavarësisht impenjimeve të panumërta të punës, Maddy nuk ka asnjë qëllim të shkaterrojë familjen, përkundrazi, ajo kërkon absolutisht ta zgjerojë.
Madona ka adoptuar në një fshat të vogël të Malawit vogëlushin David Banda, të cilit ka ndërmend t’i japë një shtëpi dhe familje të ngrohtë. “Për fat të mirë, bashkëshorti im, kur i kërkoj diçka e bën” – ka thënë Madona për mediat, duke sqaruar se burri i saj e ka pëlqyer gjithashtu idenë e adoptimit të një fëmije.
Madje veç të tjerash, Madona dhe burri i saj tashmë kanë pushuar së diskutuari për divorcin e tyre dhe janë duke planifikuar për dhjetorin e ardhshëm që të bëjnë një udhëtim drejt Indisë.
Natyrisht, do të niset me ta edhe i vogli David dhe dy femijet biologjikë, Lourdes Maria, 11 vjeçe dhe Roko 7-vjeç. Jeta e Louise Veronica Ciccone, rezervon gjithnjë surpriza. Ajo i mahnit të gjithë me forcën dhe karizmën e saj. Përsa i përket jetesës, tashmë Madona ka vendosur që të kthehet në Detroit, vendi në të cilin mbretëresha e popit është rritur. Për të nderuar Madonën, administrata e bashkisë qytetit të saj i ka dhënë 10 vjet më parë çelsat e qytetit, gjithashtu, është propozuar njëherë edhe vendosja e një statuje të Madonës, e krijuar nga një artist italian në Bay City. Kryetari i Bashkisë Detroit, i ka shkruar këngëtares duke e ftuar të kthehet për t’i dhënë një shanc të ri vendit që i ka dhënë jetën: “Këshilli lokal do të bëjë një homazh për kontributin e saj artistik” -ka deklaruar presidenti i Këshillit të Arteve Bay, Guy Greve. “Do të më pëlqente të shikoja një skulpturë të Madonës në Qytetin e Bay. Ndoshta një nga pozat e saj më të famshme” –përfundon ai.
N.MUSAKU
11 Prill 2008