E Shtunë, 31 Tetor 2026

Robinho shpreson të mbetet

Sulmuesi i Manchester Cityt, Robinho ka ritheksuar dëshirën e tij të vazhdojë huazimin në Santos dhe shpreson në fillimin e bisedimeve me klubin nga Premierliga.

Robinho u kthye në Santos në janar, duke nënshkruar marrëveshje huazimi për gjashtë muaj, që vlen deri më 4 gusht. Por, ai dëshiron të mbetet në Brazil.

“Kam marr vendimin e duhur. Synoj të qëndroj këtu për një kohë të gjatë. Shpresoj që bordi i klubit të fillojë bisedimet për këtë çështje. Mund të më shikoni në fytyrë dhe e shihni se dëshira ime është të mbetem këtu”, tha Robinho.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›