Gjika kundërakuza Berishës
VLORE - Kryebashkiaku i Vlorës, Shpëtim Gjika reagoi dje ndaj akuzave që kreu i qeverisë, Sali Berisha, bëri një ditë më parë gjatë vizitës në qytetin bregdetar. Duke e quajtur atë burracak dhe fajtor për mospërfundimin e investimeve, Gjika pohon disa nga faktet që sipas tij e detyruan të rikthejë akuzat politike të Berishës. "Më keni akuzuar për pengim të përfundimit të rrugës Transballkanike, por ishit ju që gënjyet se ajo do të inaugurohej më 15 nëntor 2007. Financimi i vlerës së plotë të këtij projekti ka qenë 10.2 miliardë lekë, por ju keni çelur vetëm 7 miliardë lekë. q.b