Gjiknuri: Gati për çdo reformë nëse pranohen kërkesat
Autori i Lajmit: Redaksia
Partia Socialiste nuk ka bllokuar institucionet e vendit por vetëm kërkon një të drejtë themelore dhe tërësisht ligjore. Kështu e komenton deputeti socialist, Damian Gjiknuri krizën e institucioneve të drejtësisë për shkak të bojkotit të opozitës. Në një prononcim për gazetën ai sqaron se PS nuk synon të bllokojë punën e as njërit prej këtyre institucioneve të drejtësisë. “Opozita kërkon vetëm një të drejtë themelore dhe tërësisht ligjor për të bërë të mundur legjitimitetin e zgjedhjeve të 28 qershorit. Të na jepet e drejta për të ngritur komision hetimor, të plotësohen kërkesat tona ligjore dhe ne do ti hapim rrugë çdo lloj reforme tjetër”, - ka pohuar ai. Prej muajsh opozita shqiptare mungon në Kuvend duke kushtëzuar pjesëmarrjen e saj me hapjen e kutive të votimit të zgjedhjeve të 28 qershorit. Por ky vendim i saj ka çuar në një ngërç politik jo vetëm institucionin e Kuvendit i cili ka rralluar dhe seancat plenare për shkak të mungesës së ligjeve, por dhe një sërë institucionesh të tjera të cilët nuk mund të funksionojnë pa një bazë ligjore. Mungesa e shumicës së cilësuar në institucionin e legjislativit ka bllokuar pjesën më të madhe të ligjeve që lidhen me reformën në sistemin e drejtësisë që nga ai për Konferencën Gjyqësore, Gjykatën Administrative por dhe ndryshime të tjera në Kodin Penal apo Civil. Por pavarëisht kësaj situate PS ka deklaruar se nuk tërhiqet pa u plotësuar kërkesat e saj.
Ky lajm është publikuar: 12/11/2009