Tuneli Kalimashit, Olldashi ‘përshëndet’ vizitën e socialistëve
Autori i Lajmit: Redaksia
Deputetët socialistë kanë vizituar dje tunelit Thirrë-Kalimash pas mbylljes së tij për shkak të shembjes. Ministri i Transporteve dhe Punëve Publike Sokol Olldashi ka reaguar për këtë vizitë të deputetëve socialistë në tunel duke e ironizuar atë “se është vizitë me vonesë”. Nën drejtimin e menaxherit të projektit të tunelit Thirrë-Kalimash, Daren Mort, 13 deputetët socialistë përkatësisht Namik Dokle, Gazmir Bizhga, Shegush Ligori, Erion Braçe, Asllan Dogjani, Besnik Bare, Eglantina Gjermani, Hazir Gashi, Sadri Abazi, Qemal Minxhori, Gjoalin Kadeli, Edmond Prenga, Ilir Beqja dhe Gjokë Jaku, janë mbledhur para tunelit që prej disa ditësh po qëndron i bllokuar për shkak të punimeve që po kryhen në të. Socialisti Erjon Braçe pohoi nga Kalimashi se tashmë është vërtetuar që rruga Durrës-Kukës është një rrugë elektorale. Braçe tha se menaxheri u ka bërë të ditur se tuneli duhet të përfundonte në verën e vitit 2010. “Janë shkelur parametrat e kontratës, sipas menaxherit tuneli do të përfundonte në vitin 2010, në verë të këtij viti, kurse ai u inaugurua përpara kohe”, - tha ai. Deputetët nuk u lejuan të hynin në brendësi të tunelit. Sipas menaxherit Mort, shembjet janë të rrezikshme dhe nuk mund të hyhet në tunel. “Patëm rrëshqitje të masivit në tunel, dhe nuk mund të hyjmë brenda. Mesi i tunelit paraqet probleme”, - pohoi Mort. Menaxheri i projektit për tunelin pohoi gjithashtu se tuneli nuk ka mbaruar krejtësisht dhe se kontrata me qeverinë përfundon pikërisht në fund të verës së ardhshme. Por, menjëherë pas vizitës së deputetëve socialistë në tunel Ministri i Transporteve, Sokol Olldashi përshëndeti vizitën e tyre. Megjithëse siç shtoi ai, kjo ndodhur 2 vjet e gjysmë me vonesë. “PS u njoh sot me rrugën në Kalimash, kjo është pozitive. PS njohu rrugën, edhe pse me vonesë. Por do të doja që të kishte qenë vetë Rama në Thirrë. Por nga ana tjetër jam i bindur që numri i madh i deputetëve që morën pjesë në këtë rrugëtim është i mjaftueshëm për t’i përcjellë Rama ndjesi veçanërisht pozitive, të cilat mund t’i shërbejnë për t’i larguar frikën nga tuneli”, - theksoi Olldashi në një prononcim për mediat. Ai deklaroi gjithashtu se socialistët janë informuar nga kompania ndërtuese lidhur me problemet gjeologjike që ka tuneli i Thirrës. “Falënderoj kompaninë ndërtuese që tregoi gatishmëri të plotë për ta informuar dërgatën socialiste mbi ecurinë dhe problematikat e tunelit, duke u shpjeguar në mënyrë të hollësishme detaje mbi gjeomorfologjinë e terrenit, strukturën shkëmbore të frakturuar, aktivitetin tektonik milionavjeçar, kovergjencën radiale dhe lubrifikimin e shtresave shkëmbore me përbërje ultrabazike, fenomene këto për të cilat Partia Socialiste tregon vëmendje të veçantë”, - shtoi ai. E menjëherë pas kësaj deklarate të Ministrit, PS në distancë replikoi me Olldashin, duke e konsideruar Olldashin, "arrogant me shpifje". “Ministri i punëve publike të familjes Berisha vijon ti ikë detyrimit kushtetues e ligjor për informimin e publikut lidhur me shembjen e tunelit të Kalimashit, ndërkohë që reagimet e tij nervoze forcojnë bindjen se ky zotëri arrogant dhe i famshëm për gafat e shpifjet e tij ka humbur qetësinë, përballë të vërtetës që fsheh”, -theksoi zëdhënësja Armela Imeraj.
Ky lajm është publikuar: 12/11/2009