E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjiknuri: KQZ-ja të respektojë ligjin

24/05/2009  Paralajmërimi

“Partia Socialiste nuk mund të njohë një palë zgjedhje ku arbitri kthehet në xhelat”, - ky ka qenë paralajmërimi i radhës i ardhur dje nga selia rozë. Kështu, nënsekretari për çështjet ligjore në PS Damian Gjiknuri, referuar veprimeve më të fundit të ndërmarra nga Komisioni Qendror Zgjedhor, kërkoi që ky institucion të mos bëhet palë me partinë në pushtet në shkeljen e ligjit. “Organi i vetëm i ngarkuar nga ligji për administrimin e zgjedhjeve po sillet si një organ i mirëfilltë politik, duke vënë në pikëpyetje mbarëvajtjen e zgjedhjeve të lira e të ndershme. I bëjmë thirrje KQZ-së të rishikojë sjelljen e vet institucionale e të udhëhiqet vetëm nga ligji, përndryshe do të bëhet bashkëpunëtore në krimin që po përgatitet ndaj zgjedhjeve të lira”, - deklaroi Gjiknuri.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›