Bregu: Dëshmi reale e ndryshimit
24/05/2009 Raporti “Cilësia e jetës” ngre Shqipërinë 9 vende më lart
Organizata të ndryshime tregojnë për rritje të vendit
Qeveria shqiptare ndihet e vlerësuar pas raportit të publikuar në revistën ekonomike “Cilësia e jetës”. Zëdhënësja e Këshillit të Ministrave, njëherësh ministre e Integrimit, Majlinda Bregu, ka deklaruar ditën e djeshme se në bazë të raportit të kësaj reviste Shqipëria renditet në vendin e 66-të ndër 194 vendet e botës për cilësinë e jetesës. Krahasuar me një vit më parë, kur vendi renditej në vendin e 75-të, zëdhënësja e qeverisë tha se sot Shqipëria ngjitet 9 vende më lart. “Indeksi i cilësisë së jetesës, botuar në revistën ekonomike “Cilësia e jetës”, që përfshin të gjithë faktorët që ndikojnë në rritjen e cilësisë së jetës në vend, siç janë: kostoja e jetesës, taksat, mjedisi, shëndeti, infrastruktura, kultura e argëtimit, klima e përshtatshme për fillimin dhe mbarëvajtjen e një biznesi, siguria etj., konfirmon edhe një herë një rezultat që ndryshon pozitivisht nga viti në vit, i bazuar në reformat e ndërmarra nga qeveria shqiptare”, - ka thënë Bregu. Sipas saj, në këtë vlerësim vendi ynë lë pas vende në rajon, si Maqedonia, që mban dhe statusin e vendit kandidat për në Bashkimin Europian, si dhe Serbia e Bosnjë-Hercegovina. Zëdhënësja e qeverisë theksoi se organizata të ndryshme prestigjioze ndërkombëtare janë shprehur disa herë në raportet e tyre për arritjet e qeverisë shqiptare. “Transparency International’, ‘Doing Business’, ‘Global Insight’, ‘The Economist’, PNUD-i, Banka Botërore, si dhe periodikë të ndryshëm, si ‘Financial Times’, ‘Forbes’, ‘Wall Street Journal’, agjencia ‘Reuters’ etj., janë dëshmitë reale të ndryshimit të këtij vendi. Që nga lufta kundër korrupsionit, klima e biznesit, lufta kundër varfërisë, reforma fiskale, të cilat së bashku kanë si qëllim të vetëm përmirësimin e cilësisë së jetës”, - tha zëdhënësja e qeverisë Majlinda Bregu.