Lista e PD-së në përputhje të plotë me ligjin
24/05/2009 Demokratët
Partia Demokratike deklaron zyrtarisht se listat e kandidatëve për deputetë të depozituara në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve janë në përputhje të plotë me Kodin Zgjedhor. Zëdhënësja e PD-së Erla Mëhilli në këtë mënyrë hodhi poshtë deklaratën e Partisë Socialiste. “PD-ja hedh poshtë pretendimet dhe trillimet e Ramës si të pavërteta dhe deklaron se po procedon çdo gjë në përputhje të plotë me ligjin dhe Kodin Elektoral. Ai që theu ligjin dhe Kodin Elektoral në dorëzimin e listave është zoti Rama, të cilin xhaketat e vjetra, por dhe gramafonët e rinj, nuk e lejuan ta dorëzonte atë pa vendosur veten në krye të saj”, - tha Mëhilli. Sipas saj, lista e PS-së është pa kokë, unike në historinë e pluralizmit të Shqipërisë dhe Evropës, për shkak se për herë të parë një kryetar partie refuzon në mënyrë kategorike të vendosë emrin e tij në listë.