E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjinushi: Koalicioni ynë fitues, garantohet e ardhmja

24/05/2009  Kryetari i PSD-së Skënder Gjinushi vijoi takimet e tij elektorale me simpatizantë e mbështetës socialdemokratë në komunën Shezë të Peqinit, Qarku i Elbasanit. Gjatë fjalës së tij në këtë takim Gjinushi vuri në dukje se fitorja do t’i takojë “Bashkimit për Ndryshim”, “sepse koalicioni me Berishën është një koalicion me të shkuarën, që përfaqëson tashmë të shkuarën, që përfaqëson krizën, pra vota për ne është votë për të ardhmen, vota për ata është votë për të kaluarën dhe për krizën, prandaj ne jemi të bindur në fitoren e përbashkët të qershorit”. Sipas tij, ky koalicion premton të zhvillojë një reformë arsimore reale, duke bërë që i riu të ketë të njëjtat mundësi e cilësi shkollimi si në fshat dhe në qytet, si në shkollë privat e publike. “Po kështu premtojmë reformën në bujqësi. Ne nuk e kuptojmë thjesht për të zhvilluar bujqësinë, por rinia në fshat të përgatitet si kontingjent i domosdoshëm për qytetet e ardhshme. Sot pas 4 vjetësh që të gjithë janë të zhgënjyer, është i zhgënjyer gjithë fshati”, - vlerësoi Gjinushi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›