Berisha projekton programin elektoral
24/05/2009 Kongresi i PD-së
Partia Demokratike do të mbledhë sot kongresin zgjedhor, gjatë të cilit do të miratohet programi elektoral, me të cilin do të paraqitet në fushatën zgjedhore. Në forumin më të lartë partiak, i cili do të mbahet në Pallatin e Kongreseve, pika e fortë do të jetë pikërisht paraqitja e programit nga ana e kreut të partisë, Kryeministrit Sali Berisha. Programi politik do të mbështetet në reformat e nisura dhe që do të thellohen në sistemin shëndetësor, në arsim, ekonomi dhe në hapjen e vendeve të reja të punës përmes rritjes së investimeve vendase dhe të huaja. Në kongresin e ditës së sotme do të vendosen edhe për ndryshimet statusore, mbi organizimin e strukturave të partisë, të miratuara në mbledhjen e kryesisë së përgjithshme të muajit tetor të vitit të kaluar. Po ashtu në forumin më të lartë vendimmarrës të PD-së do të miratohet marrëveshja mes kryetarit Berisha dhe Genc Pollos për shkrirjen përfundimtare të PDR-së te PD-ja. Kjo marrëveshje është pasqyruar edhe në listën e kandidatëve për deputetë të PD-së, ku janë përfshirë si Pollo, ashtu dhe ish-nënkryetari i PDR-së Tritan Shehu. Në këtë kongres mendohet se do të prezantohen 140 kandidatët për deputetë me të cilët PD-ja do të paraqitet para elektoratit më 28 qershor.