Pollo: Rama propozon modelin e korrupsionit
24/05/2009 Takime elektorale
Zëvendëskryeministri Genc Pollo gjatë një takimi elektoral në komunën e Bilçës të Qarkut të Beratit ka qenë tejet i ashpër teksa fliste për premtimet e dala nga përfaqësues të Partisë Socialiste. Për numrin dy të qeverisë shqiptare premtimet elektorale që vijnë nga selia rozë janë ato që kanë lidhje thjesht dhe vetëm me korrupsionin. Sipas zëvendëskryeministrit Pollo, modeli i Bashkisë së kryeqytetit nuk mund dhe nuk duhet të shndërrohet në modelin e zhvillimit të të gjithë vendit, pasi ai përbën një model ku në thelb është korrupsioni. “Ky është propozimi i Edi Ramës me politikën e re 2009. Apo një tjetër propozim edhe më i përgjithshëm, modelin e lejeve të ndërtimit, modelin e “Ndërtim-Eftimit”, që e ka kryer plotësisht në Bashkinë e Tiranës, ai do ta bëjë në të gjithë vendin”, - ka deklaruar Pollo. Gjatë këtij takimi elektoral në komunën Bilçës të Qarkut të Beratit Pollo u ka kërkuar të pranishmëve të aplikonin për letërnjoftimet e reja elektronike si dhe për pasaportat biometrike. Ai ka thënë se pajisja e qytetarëve më këto dokumente është tepër e rëndësishme dhe një kriter për lëvizjen e lirë të shqiptarëve në Europë. Pollo ka bërë një analizë të arritjeve të mandatit të parë qeverisës së Partisë Demokratike. Ai e vuri theksin te reformat e thella, të cilat mundësuan anëtarësimin në NATO dhe afrimin me Bashkimin Europian.