E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqiperia do te paguaje kuotat per rrezimin e Gedafit

Operacionet e NATO-s

Shqiperia do te paguaje nje pjese te shpenzimeve te kryera nga NATO per rrezimin e Gedafit ne Libi. Lajmi u be i ditur dje nga vete ministri i Mbrojtjes Arben Imami ne Radio Deutsche Welle ne shqip gjate nje interviste me rastin e takimit te ministrave te Mbrojtjes te vendeve anetare te NATO-s qe u  zhvillua ne Bruksel. Sipas Imamit si nje vend anetar i NATO-s eshte e detyruar te kontribuoje me shuma te caktuara per sa i perket veprimeve te NATO-s ne vende te ndryshme te botes ndonese ajo vete nuk ka kapacitete te zhvilluara ushtarake. Ministri i Mbrojtjes theksoi se i vetmi kontribut qe Shqiperia ka dhene ne kete operacion te rendesishem global lidhet me sigurimin e lehtesirave aero-portuale te vendit tone gjate sulmit ajror te Aleances ne Libi. Shqiperia nuk ka kapacitete ajrore apo navale per te marre pjese ne kete operacion qe synon embargon e armeve dhe krijimin e zones se ndalim-fluturimit. Por Shqiperia do te marre pjesen e saj ne ndarjen e kostove te fushates ajrore te NATO-s ne Libi deklaroi Imami. Sipas tij Shqiperia eshte angazhuar per te kontribuar ne te ardhmen e afert me cfaredo lloj kontributi qe do te kete nevoje terreni apo teatri i zhvillimeve post Gadafi ne Libi. Sipas tij kjo ishte nje nga ceshtjet me te rendesishme te cilat u diskutuan ne ministrialin mbajtur ne Bruksel.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›