E Diel, 1 Nëntor 2026

Nishani fton për investime biznesin shqiptaro-amerikan

Anëtarët e saj e njohën Presidentin Nishani me dëshirën e tyre për të investuar në ekonominë shqiptare, duke e vënë në dijeni edhe për kërkesat e tyre në këtë drejtim.

Përfaqësuesit e Dhomës Shqiptaro-Amerikane të Tregtisë kërkuan më shumë transparencë dhe efektivitet në mbrojtjen dhe sigurinë e investitorëve të huaj në Shqipëri, që do të mundësonte më shumë investime në fusha prioritare në vendin tonë. Pasi i njohu anëtarët e kësaj dhome dhe dëgjoi me vëmendje kërkesat e tyre, Kreu i Shtetit i garantoi se reformat e ndërmarra ligjore kanë rritur sigurinë në vend për investitorët e huaj.  Presidenti Nishani i inkurajoi përfaqësuesit e Dhomës së Tregtisë Shqiptaro-Amerikane të investojnë në vendin tonë duke i siguruar për mbështetjen e institucioneve shqiptare.

Presidenti shprehu mirënjohjen për mbështetjen që Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ofruar për zhvillimin dhe demokratizimin e Shqipërisë. Kryetari i Shtetit vlerësoi edhe mbështetjen e madhe që SHBA-të i dhanë Kosovës për Pavarësinë e saj, rolin e Shqipërisë në rajon, duke nënvizuar se forcimi i faktorit shqiptar është garanci për paqen dhe stabilitetin në Ballkan. /Start/

                                                                                             2012-09-27 16:12
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›