Gjiknuri: Sistemi zgjedhor mund të ndryshohet kurdoherë

Sipas tij, ka forma të ndryshme për arritjen e këtij synimi, siç mund të jetë ngritja e një komisioni të posaçëm më vonë.
"Modalitetet ekzistojnë në forma të ndryshme, mund të jetë ngritja e një komisioni të posaçëm vetëm për sistemin zgjedhore, mund të jetë krijimi i një tavoline me partitë parlamentare dhe jashtë Parlamentit për të dalë me një projekt të përbashkët. Shqipëria është kritikuar kryesisht për çështjen e administrimit dhe këtë ka synuar reforma. Ndarja e mandateve është çështje formulash apo mënyra se si do të përkthehet votat e marra në mandate, pra nuk prek pjesën e administrimit", ka thënë Gjiknuri për mediat.
Ai kërkon që në ditët e mbetura të arrihet konsensusi për miratimin e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor për pjesën që ka të bëjë me administrimin e zgjedhjeve. "Nëse nuk gjendet konsensusi, ne nuk jemi që institucioni të bllokohet, t'i nënshtrohet votës në Kuvend dhe kjo çështja të marri zgjidhje një herë e mirë", vijoi Gjiknuri./Start/
2012-05-20 09:09