Gjimnazistët do të mësojnë edhe me teskte të huaja
Autori i Lajmit: red.
Nxënësit e viteve të para në gjimnaze do të kenë mundësinë që të mësojnë me tekste të huaja, pasi për herë të parë, Ministria e Arsimit dhe e Shkencës, (MASH) shpall këtë vit, risinë e adaptimit të librave shkollorë nga vende të ndryshme evropiane. Lajmi u konfirmua dje nga ministri i Arsimit dhe i Shkencës, Fatos Beja, i cili përmes një konference për shtyp, u shpreh se “tekstet e huaja shkollore do të përkthehen dhe do të përfshihen si tekste alternative në tregun e librit shkollor”. Ministri Beja, duke folur për ndryshimet në rregulloren e Maturës Shtetërore, u shpreh se “në maturën e këtij viti, risi pozitive do të jetë e drejta e rivlerësimit të testeve të provimeve, rezultati i të cilave kundërshohet nga maturantët. Nisur nga problemet e vitit të shkuar me Akademinë e Arteve dhe të Edukimit Fizik, kandidatët që duan të regjistrohen vetëm në fakultetet e tyre, nuk janë të detyruar të japin provimet me zgjedhje”. Ndërsa për çështjen e diplomave universitare, Beja tha se "në asnjë vend të botës dokumenti nuk lëshon titullin, por fushën e studimit”, - duke shtuar për simbolet e diplomës, se "ato janë të pranishme në të gjitha vendet e Evropës".
Ky lajm është publikuar: 14/02/2009