Mungon ligji, rrezikohet KLD-ja
Autori i Lajmit: red.
Mbyllja e Konferencës së Gjyqësorit, nga ku miratoheshin anëtarët e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, mund të rrezikojë funksionimin e këtij të fundit. Alarmi është dhënë dje gjatë një takimi të krerëve të gjykatave në shkallë vendi.
Takimi vjen në kushtet e rrëzimit të ligjit për funksionimin e kësaj konference dhe në prag të skadimit të mandatit për 4 anëtarë të KLD-së. Mbledhja e Konferencës së Gjyqësorit është vendimtare për zgjedhjen e anëtarëve të KLD-së.
Takimi
Kryetarët e gjykatave të të tria shkallëve dhe dy shoqatat e gjyqtarëve në Shqipëri, kërkojnë gjetjen e një zgjidhjeje për të mbledhur Konferencën Gjyqësore Kombëtare. Takimi vjen në kushtet e rrëzimit të ligjit për funksionimin e kësaj konference dhe në prag të skadimit të mandatit për 4 anëtarë të KLD-së. Mbledhja e Konferencës së Gjyqësorit është vendimtare për zgjedhjen e anëtarëve të rinj të KLD-së. Gjykata Kushtetuese rrëzoi ligjin funksionues për mbledhjen e konferencës, i cili përfaqësonte vetëm kryetarët e gjykatave, dhe jo të gjithë gjyqtarët. Shoqatat e gjyqtarëve ankimuan ligjin në Gjykatën Kushtetuese, e cila e rrëzoi atë. "Pa cenuar standardet e procesit dhe cilësinë e ligjit, nevojitet realizimi i tij në një kohë sa më të shpejtë që të jetë e mundur", thuhet në rezolutën e konkluduar pas takimit. Rezoluta i është dërguar Presidentit të Republikës, Bamir Topi, Kuvendit të RSH, Këshillit të Ministrave dhe ministrit të Drejtësisë. "Realizimi i këtij procesi kërkon bashkëpunim, përkushtim, vullnet të mirë të institucioneve kompetente të të tria pushteteve: Gjyqësor, Ekzekutiv dhe Legjislativ", thuhet në rezolutë.
Konferenca
Konferenca Gjyqësore Kombëtare mblidhet të paktën një herë në vit, në mbledhje vjetore. Mbledhje të tjera të KGJK-së mund të zhvillohen në çdo kohë dhe mund të veprojë edhe me vota të shkruara pa mbledhje, përveç rasteve të zgjedhjes së anëtarëve të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, e cila zhvillohet në seancë plenare. Vendimet janë të vlefshme nëse nënshkruhen nga dy të tretat e anëtarëve të KGJK-së, në rastet kur ajo vepron me vota të shkruara, për të cilat ndiqet një procedurë e veçantë e përcaktuar në Rregulloren e KGJK-së. Kryetar i KGJK-së është kryetari i Gjykatës së Lartë. Në mungesë të tij, KGJK-ja drejtohet nga zëvendëskryetari. Mbledhjet e KGJK-së thirren nga kryetari i Gjykatës së Lartë me nismën e tij ose me kërkesë me shkrim nga të paktën një e treta e anëtarëve të Këshillit Ekzekutiv të KGJK-së. Për mbledhjen vjetore të KGJK-së, të gjithë anëtarët e saj njoftohen me shkrim të paktën një muaj përpara datës së caktuar për mbledhjen vjetore. Për çdo mbledhje tjetër anëtarët njoftohen me shkrim të paktën 10 ditë përpara zhvillimit të mbledhjes.
Ky lajm është publikuar: 14/02/2009