Gjini: S'na i vidhni dot votat
Njëri prej deputetëve grevistë, Frrok Gjini i demokristianëve tha dje se edhe pasi të miratohet kodi i ri në kuvend, dy partitë e mëdha nuk do të guxojnë të vjedhin votat e partive të tjera. Duke folur para deputetëve ai tha se "nuk jam i penduar pse u futa në grevë. Dikush u orvat që ta quante grevë antikushtetuese. Por edhe pasi ta miratoni kodin e ri, harrojeni se do të na i manipuloni votat. Miratojeni kodin, haram kontributi dhe mbështetja që u kemi dhënë".