Obama: Prioritet kriza financiare dhe terrorizmi
Zgjidhja e krizës së tregjeve financiare, lufta në Irak dhe ajo kundër terrorizmit, kanë qenë temat kryesore për të cilat ka
folur Presidenti amerikan i sapozgjedhur, Barak Obama. Pas zgjedhjes së tij më 4 nëntor, ai ka folur për herë të parë në një intervistë të gjatë për kanalin televiziv Cbs. “Duhet të rikthehet ekuilibri i tregjeve financiarë, por nuk do të ketë një
‘Deal i ri’, nevojitet dhënia e ndihmave në sektorin e makinave. Kapja e Bin Ladenit është ende një prioritet për ne, ashtusi dhe tërheqja e trupave ushtarake nga Iraku”, ka nënvizuar Presidenti i sapozgjedhur. KRIZA FINANCIARE
Në vigjilje të takimit mes liderëve botërorë të G20 në Uashington, Obama ka thënë se një nga prioritet e administratës
së tij do të jetë “rikthimi i ekuilibrit dhe stabilitetit të tregjeve financiare”. Në përballimin e kësaj çështjeje, Obama është shprehur kundër për të ashtuquajturin “New Deal” për Amerikën. Mes krizës së sotme dhe problemeve të
“Depresionit të Madh” ka paralelizma, por për Presidentin e ri nevojiten zgjidhje që janë “në linjë me kohët e sotme”sepse “të rikrijohet në ditët tona ajo që ekzistonte në vitet tridhjetë, do të ishte sikur të mbeteshe pas”. Në këtë drejtim, Obama është shprehuri bindur se kabineti i tij do të ketë një rol të rëndësishëm për të vënë në shina ekonominë amerikane që ka stopuar, por edhe ka saktësuar që do të nevojitet të mbrohen principet e tregut të lirë.NDIHMA NË SEKTORIN
E M KINAVE Sipas Obamës, ekonomia amerikane është duke kaluar “kushte të jashtëzakonshme”
dhe për këtë arsye ai është
shprehur në favor të një plani
asistence në favor të sektorit të
makinave. “Bankat nuk do të
japin më kredite as ndërrmarrjeve
që ecin mirë, aq më pak
atyre që nuk ecin mirë” ka
shpjeguar ai.
KAPJA E BIN LADENIT
Për mikrofonin e Cbs, lideri
demokrat ka folur më tej për
luftën ndaj terrorizmit dhe asaj
në Irak. “Kapja e Osama Bin
Laden është prioritet, madje një
çështje kyçe për eliminimin e
Al Qaeda-s, sepse Bin Laden
nuk është vetëm një simbol,
është shefi operativ i një organizate
që organizon sulme
kundër interesave amerikanë”.
Presidenti i ri ka konfirmuar
gjithashtu vullnetin për
tërheqjen e trupave amerikanë
nga Iraku, pas mbërritjes së tij
në Shtëpinë e Bardhë më 20 janar
2009. Obama është shprehur
pro mbylljes së Guantanamos,
që është përkufizuar nga
Presidenti si “një veprim që do
i lejojë Amerikës të rigjejë rangun
e vetë në planin moral”.
EMËRIMET DHE
JETA PRIVATE
Ndërkohë që janë përfolur
emrat e parë të stafit të tij, për
Cbs Obama ka konfirmuar se
do të sjellë në qeveri të paktën
një republikan, por s’ka dashur
të shtojë asgjë më tepër rreth
kësaj çështjeje. Gjatë intervistës
Obama ka qenë i shoqëruar
nga e shoqja Michelle, dhe
kanë folur për të ardhmen e
familjes së tyre në Shtëpinë e
Bardhë. “Gjëja që dua më
shumë është që vajzat tona të
vazhdojnë të ndjehen normale”,
ka thënë presidenti i ri.
Për familjen Obama do të ndryshojnë
shumë gjëra, madje kanë
nisur që tani. Tashmë që është
zgjedhur President, Obama
shoqërohet gajët gjithë kohës
nga eskorta e “Secret Service”,
dhe ai shprehet se tani po kupton
se ka humbur privatësinë.
“Gjëja që më mungon më
shumë, është të mos dal dot një
shëtitje i shkujdesur, të shkoj
të berberi im të pres flokët: tashmë
duhet të vijë ai që të më
takojë në një vend top secret.
Më mungon rutina e gjërave të
vogla që të mbajnë me këmbë
në tokë”, ka shtuar Presidenti i
sapozgjedhur amerikan.