Han: Dua t’i fitoj edhe miqësoret
Nëse ajo e nesërmja mes Shqipërisë dhe Azerbajxhanit do të ishte ndeshja e finales së Kupës së Botës, atëherë Ari
Han patjetër që do të donte revansh ndaj gjermanit Berti Vogts, i cili e mundi si futbollist Ari Hanin në finalen e Botërorit të vitit 1974.Trajneri i përfaqësueses shqiptare ka folur për mediat a z e r b a j x h a n a s e (azerisport.com), duke thënëse e cilëson si tejet të rëndësishme ndeshjen e nesërme. Të dielën keni pasur ditëlindjen. Si e festuat këtë datë?
Të dielën më duhej të udhëtoja drejt Bakusë, për shkak të miqësores që do të luhet kundër Azerbajxhanit, kështu që vendosa që ta festoj një ditë më parë, pra të shtunën, bashkë me miqtë dhe të afërmit e mi. Ishin vetëm pjesëtarë të familjes dhe disa miq të ngushtë, nuk u bë ndonjë festë e jashtëzakonshme. A keni frikë se mos Azerbajxhani ua prish festën? Festa mbaroi që të shtunën. Nëse doni të më thoni nëse i druhem ndonjë surprize të Azerbajxhanit,
atëherë po ju them që po. Ata janë një skuadër që përgatiten mirë dhe kanë një trajner të mirë.
Kombëtares shqiptare i mungojnë lojtarë të rëndësishëm, një ndër të cilët është edhe Lorik Cana, të cilit ju i keni dhënë lejë. A jeni të detyruar të luani me lojtarë rezervë? Për mua nuk ekziston koncepti “rezervë”. Ata që janë në formë, janë gjithnjë pjesë e përfaqësueses. Dua të them se unë kam në dispozicion rreth 28 apo 30 lojtarë, të cilët mund t’i thërras në ekip sa herë të ketë mungesa dhe jam i bindur se në ekip nuk
ombëtarja shqiptare ka
kryer stërvitjen e parë edhe
në Baku. Trajneri i përfaqësueses
kuqezi ka pasur
vetëm 16 futbollistë në
dispozicion në seancën e
djeshme, pasi Klodian
Duro dhe Isli Hidi kanë
mbërritur në mbrëmje. Sipas
zyrtarëve të FSHF-së,
gjendja fizike e lojtarëve të
grumbulluar është e mirë
dhe tekniku është i
kënaqur për këtë. Seanca
stërvitore ka nisur në orën
17.00.
Përfaqësuesja shqiptare U-21 do të luajë nesër një
ndeshje miqësore me Maqedoninë. Takimi do të zhvillohet
në Ohër dhe do të fillojë në orën 13:00. Trajneri i
skuadrës, Artan Bushati, ka vendosur që të provojë disa
futbollistë të rinj në këtë ndeshje, një ndër të cilët është
edhe sulmuesi kosovar, Ahmed Jonuzi. Ky i fundit luan
në kampionatin ukrainas me Vorskla Poltavën.
Takimi miqësor Azerbajxhan-
Shqipëri do të luhet
nesër në Baku dhe do të
fillojë në orën 17:00.
Ndeshja do të transmetohet
nga Televizioni Publik
Shqiptar, ashtu edhe nga
paketa “Supersport”. Kjo
ndeshje luhet në kuadër të
përgatitjeve kundër Maltës
më 11 shkurt, ndeshje e
vlefshme për eliminatoret e
Botërorit 2010. Kompanitë
e basteve vlerësojnë lehtësisht
favorite Shqipërinë
për ndeshjen e nesërme.
Berisha në sulm, Hidi nga minuta 1-rë
Sukaj e Lika, titullarë me Azerbajxhanin
Berisha dhe Sukaj mendohet ta nisin si titullarë ndeshjen e
nesërme kundër Azerbajxhanit. Shkodrani pritet të luajë në rolin
e qendërsulmuesit të mirëfilltë, ndërsa biondi i Rozenborgut do të
luajë pak më i tërhequr. Asnjë nga të dy futbollistët nuk është një
sulmues i mirëfilltë, por për shkak të mungesave të Salihit, Bogdanit
dhe Kapllanit, do t’u duhet të përshtaten në këtë rol të ri. Mesfusha
do të jetë e përbërë nga Bulku dhe G.Lika të vendosur para
mbrojtjes, ndërsa nga krahët do të luajnë Duro në (të djathtë) dhe
Skela (në të majtë). Ky do të jetë një test i mirë jo vetëm për Gilman
Likën, por edhe për Ervin Bulkun. Lika ka shansin që të tregojë se
mund të grumbullohet me Kombëtaren “A” edhe pas kësaj ndeshjeje.
Në mbrojtje ka një duel të ashpër, për vendin e titullarit, mes
Vangjelit, Agollit dhe Vrapit. Në të djathtë pritet të luajë Armend
Dallku si titullar, kurse në qendër do të jetë dyshja Beqiri-Curri.
Në portë do të luajë që nga minuta e parë Isli Hidi, gardiani që
aktivizohet te skuadra qipriote e Alki Larnakës. Një shans i mirë
mund të jetë edhe për qendërmbrojtësin Admir Teli, për të cilin
tekniku ka treguar se ka dobësi. Ai është një konkurrent i fortë për
shkodranin tjetër, Elvin Beqiri. Muzaka dhe Bakaj do të jenë në
duel për një vend në mesfushë.
Murinjo: Seria
A, produkt
që s’pëlqehet
Zhoze Murinjo, përpara se
të zhytet në përgatitjet e Inter-
Juve, gjen mënyrën për të ndezur
një debat mbi vlerën e futbollit
italian. “Të gjitha kampionatet
janë të vështira. Trajnerët
janë të gjithë të zotët, por
fitorja kudo nuk është aspak e
lehtë. Ne portugezët jemi pak
si italianët. Ka rëndësi të fitohet
edhe në të 89', pa një spektakël
shumë të bukur. Vërtet
futbolli italian është i vështirë,
pasi duhet një përgatitje e
madhe nga ana e trajnerit. Për
mua si teknik është spektakël
fantastik... Ndonëse nuk
duket, më intereson produkti
i futbollit italian, por më duhet
të them se jashtë është një
produkt që nuk pëlqehet. Mendoj
këtu edhe për vende si
Azia, ku nuk është shumë i
shitur si produkt”.
K. Ronaldo:
Jam më i
miri në botë!
Kristiano Ronaldo beson
se ka bërë gjithçka që mundej
për të fituar çmimin e “Topit
të Artë” dhe atë të lojtarit më
të mirë të vitit. “Jam i pari, i
dyti dhe i treti lojtar më i mirë
në botë. Por ka edhe kandidatë
të tjerë si Kaka, Mesi dhe
Fernando Torres, që janë pretendentë
për fitimin e këtyre
çmimeve - tha Ronaldo. - Mendoj
se sezonin e shkuar bëra
gjithçka që ishte e nevojshme
për të fituar dhe dua të vazhdoj
në këtë mënyrë edhe në të
ardhmen. Qëllimi im është të
fitoj gjithçka që më del përpara
- tha Ronaldo, i cili është vlerësuar
edhe nga legjenda braziliane,
Pele. - Ky kompliment do
të thotë shumë për mua. Ndihem
mirë që dëgjoj diçka të tillë
nga një lojtar i madh si Pele”.
Maradona
zgjedh fanellën
me numër 10
Diego Armando Maradona
flet para mediave pak ditë nga
debutimi i tij si trajneri i përfaqësueses
së Argjentinës, në miqësoren
ndaj Skocisë në Gllasgou.
Argumenti më i prekur nga i
ashtuquajturi “El Pibe” ka të
bëjë me Leo Mesin e Roman
Rikelmen, dy lojtarë që nuk do
të jenë të pranishëm në sfidën
kundër skocezëve. “Rikelmes
do t’i japë me siguri fanellën me
numrin 10, sepse ai mishëron
në mënyrë perfekte shpirtin e
asaj fanelle. Më pëlqen shumë
ai lojtar – ka deklaruar ndër të
tjera Maradona. – Mesi nuk do
të luajë, si gjithmonë për faj të
marrëveshjeve që kemi me Barcelonën.
E shoh mjaft mirë në
treshe sulmuese, ku do t’i ketë
të gjitha mundësitë për të
shpikur përmes klasit të tij”.
do të ketë asnjë problem.
Pastaj në ndeshje si këto,
ndonjëri edhe mund të mungojë.
Rezultati do të jetë i
rëndësishëm për ju?
Rezultati është gjithnjë i
rëndësishëm. Ne do të provojmë
ekipin në prag të
ndeshjes kundër Maltës, që
do të jetë një ndeshje shumë e
vështirë dhe shumë e rëndësishme
për ne. Këtu nuk i referohem
vetëm përgatitjes apo
testimeve fizike, por edhe aspektit
psikologjik. Fitoret të
japin gjithnjë kënaqësi, ndaj
ne duam që ta fitojmë këtë
ndeshje.
Ju e konsideroni Azerbajxhanin
në të njëjtin nivel me
Maltën?
Në Evropë nuk ka më
skuadra të vogla, apo të
mëdha. Jam i bindur për këtë
që them, sepse këtë e konfirmuan
lojtarët e mi në Portugali,
ku barazuan me 10
lojtarë ndaj skuadrës
vendëse. Megjithatë, unë
mendoj se është e domosdoshme
që këtë t’ua ngulitim
në mendje edhe lojtarëve dhe
t’i bëjmë ata që të mos ndihen
aspak inferiorë në aspektin
psikologjik. Nëse lojtarët shqiptarë
apo ata të Azerbajxhanit
janë të fortë dhe kanë
besim te forca e tyre, atëherë
mund të maten me çdo ekip.
Nëse është kështu, a
mund të na thoni se si do të
vepronit nëse skuadra juaj
do të kishte humbur kundër
Lihteshtejnit?
E kuptoj se ku doni të dilni,
por megjithatë jam i bindur se
nuk ekziston më një vijë
ndarëse mes ekipeve të mëdha
apo ekipeve të vogla, apo një
vijë ndarëse mes ekipeve të
pathyeshme dhe skuadrave që
humbin gjithnjë. Për këtë po
ju marr si shembull humbjen
tonë kundër Hungarisë gjatë
këtyre eliminatoreve. Ndalëm
Portugalinë dhe Suedinë, por
humbëm me Hungarinë. Besoj
se kaq mjafton.
Duke punuar në një
skuadër si Shqipëria, ju nuk
mund të hiqni dorë nga skemat
mbrojtëse, ndonëse jeni
holandez....
Për trajnerët holandezë,
ndryshimi i skemave dhe i
sistemit të lojës është një
fenomen shumë i zakonshëm.
Ata i përshtaten shumë mirë
skuadrës ku luajnë, apo
punojnë. Për këtë mjafton t’ju
përmend emra si Gus Hidink,
Dik Advokat, Leo Benhaker
dhe unë. Të gjithë ne punojmë
në vende të ndryshme dhe në
kultura të ndryshme, por jemi
përshtatur mjaft mirë. Unë
kam punuar edhe në Kinë, një
kulturë krejt ndryshe nga ajo
evropiane, por gjithsesi arrita
të përshtatesha dhe të kisha
rezultate. Për mua, e rëndësishme
është të kesh të qartë
mënyrën se si duhet të punosh,
pasi të tjerat janë lehtësisht
të zgjidhshme.
E kishit vendosur të ktheheshit
në Evropë, para se sa
të zgjidhnit Shqipërinë?
Po. Kisha dëshirë të rikthehesha
më pranë familjes, më
pranë shtëpisë time. Të
punoje në Azi dhe në Afrikë
ishte shumë emocionuese dhe
plot aventura, por ato vende
ishin shumë larg familjes
time. Unë ende kam shumë
dëshirë që të punoj. Më pëlqen
që ta cilësoj veten time si një
trajner që është gjithnjë duke
mësuar. Megjithatë, nuk është
edhe aq e lehtë të punosh
trajner në një Kombëtare, pasi
nuk mund të shkëmbesh
pozicionet për legjionarë klasi,
nuk mund të detyrosh një
qendërmbrojtës të luajë në
krah, pasi do të kesh probleme.
Dua të them se kjo është
një punë e vështirë, por
s’duhet të mohojmë se të fal
shumë kënaqësi.