E Shtunë, 31 Tetor 2026

Korrupsioni, permiresohet Shqiperia

Gjate vitit 2007, Shqiperia ka bere progres te dukshem ne luften kunder korrupsionit dhe ne reformen rregullatore, po vazhdon te paraqitet keq sektori i drejtesise. Konkluzionet i ka nxjerre Banka Boterore ne matjet qe i jane bere "Treguesit Boterore te Qeverisjes". Sipas institucionit financiar nderkombetar, kete vit, Shqiperia ka bere permiresime te vazhdueshme ne te gjashte treguesit e qeverisjes, me arritje me te medha ne Cilesine Rregullatore dhe Lirine e Fjales dhe Pergjegjshmerine, ku Shqiperia tashme renditet ne 50% e vendeve te para ose me siper. Permiresimi me i madh eshte pare te kontrolli i Korrupsionit, ku Shqiperia kapercen nga perqindeshi i 20-te tek ai i 37-te per vitet 2006 deri 2007, por ne kete pike renditet poshte vendeve fqinje dhe mesatares rajonale. Gjithashtu, disi e permiresuar vitin e kaluar, Shqiperia vazhdon te performoje shume keq te treguesi i Shtetit te se Drejtes, nje tendence kjo qe nga viti 1998. Por, me gjithe permiresimet qe jane bere gjate 2007 ne te gjithe sektoret, Shqiperia mbetet poshte mesatares rajonale ne shume tregues.

Ne lirine e fjales qe prej vitit 1998, kur Shqiperia u rendit tek 37% i fundit, vendi ka bere permiresime te konsiderueshme deri ne vitin 2007, me nje ekuivalent te ri te renditjes te 50 perqindeshi i pare, ose dhe me shume nga 212 vende ne total, vlereson Banka Boterore. Gjithashtu, matjet per stabilitetin politik kane rezultuar me permiresime ne treguesin e Stabilitetit Politik, duke i lene mbrapa tashme 34.6% te vendeve te tjera. Ne krahasim me vendet fqinje, vetem Mali i Zi ka shenuar nje tregues me te larte se Shqiperia ne Stabilitetin Politik, ndersa vende te tjera si Bosnje-Hercegovina, Maqedonia dhe Serbia kane mbetur mbrapa. Ne treguesin e efikasitetit te qeverisjes deri tani, Shqiperia ka perjetuar permiresime graduale dhe kete vit ka arritur te 43%, megjithese mbetet mbrapa mesatares rajonale te Evropes Lindore dhe Baltikut. ----Duhet theksuar se nderkohe qe Shqiperia ka pasur permiresime ne kete tregues, rajoni me i gjere i Evropes dhe Azise Qendrore ne nje mesatare te pergjithshme ka shenuar permiresime ne nivele me te larta se vendi yne. Megjithate, Maqedonia, Serbia dhe Mali i Zi jane te gjitha vende qe po performojne me mire sesa Shqiperia, ndersa Bosnje-Hercegovina mbetet mbrapa. Permiresimet me te medha jane bere ne reformen rregullatore. Nje tregues ky, qe, sipas Bankes Boterore, Shqiperia vazhdon te renditet te me te miret, ne 56% e pare, midis gjithe treguesve dhe duke kryesuar te gjitha vendet fqinje, duke perfshire Bosnje-Hercegovinen, Malin e Zi, Serbine dhe Maqedonine. Mesatarja rajonale e Evropes Lindore dhe Baltikut eshte ne 68% e pare. Por, nese ne te gjithe treguesit jane vene re permiresime ne sistemin e drejtesise, Shqiperia vazhdon te paraqitet keq. Ky tregues vazhdon te jete treguesi me negativ i performances dhe relativisht ato shume pak permiresime nuk e kane ndihmuar dot Shqiperine t'i largohet zones se "kuqe" (nga 0 - 25% i fundit te listes). Ne vitin 2007, vetem 28% e vendeve u vleresuan me keq. Shqiperia mbetet shume mbrapa mesatares se Evropes Lindore dhe Baltikut (54%) per kete kategori.

Blerina Hoxha


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›