Gjini preferon të këndojë tallava
Krahas aktrimit, dhe sidomos rolit të veriorit me dialekt nga Dragobia, Gjini i “Portokallisë” ose Besi, siç është emri i tij i vërtetë, paska një tjetër pasion, atë për muzikën. Disa ditë më parë, ai ka qenë në një lokal ku këndohet kryesisht muzikë popullore live, por më së shumti muzikë tallava. Besi nuk i ka rezistuar repertorit të këngëtarit dhe ka nxituar të marrë mikrofonin, për të kënduar së bashku me të. Padyshim që performanca e tij i ka lënë të gjithë me gojë hapur dhe klientët i kanë kërkuar më pas Gjinit që të këndojë edhe në “Portokalli”.