E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjinushi : Të kufizohet imuniteti i Berishës

Kreu i socialdemokratëve, Skënder Gjinushi, deklaroi dje se nuk njeh për Kryeministër Sali Berishën. Sipas tij, kryeprokurorja Ina Rama duhet të fillojë kufizimin e imunitetit pikërisht te shefi i qeverisë, duke e hetuar për ngjarjen e Gërdecit. "Përgjegjësi numër një, organizatori e urdhëruesi i masakrës së Gërdecit vazhdon të mashtrojë opinionin publik, vazhdon të kërkojë ta kalojë përgjegjësinë te të tjerët", tha Gjinushi. Sipas tij, Kryeministri në bashkëpunim me mafien i hoqi armët nga depot dhe nga Poliçani, e i çoi në një kapanon teneqeje pa pyetur për jetët e qytetarëve, sepse ndryshe milionat nuk shkonin në xhepat e tij. "Këtu është lejuar pa ligj të kryhet çarmatimi i armëve nga subjekte private. Ky është krimi qeveritar", u shpreh Gjinushi. Këtej fillon përgjegjësia penale, prandaj sqaron kreu i PSD-së, kryeprokurorja që duke imituar politikën flet për kufizim imuniteti, ta zbatojë atë për Kryeministrin.
SSSASS

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›