LSI: Berisha ka shmangur SHISH-in
Sokol Dervishaj denoncoi dje nismën e kreut të qeverisë për të reformuar institucionet e sigurisë kombëtare. LSI denoncoi thellimin e përpjekjes së paskrupullt për të rinisur kryqëzatën e radhës kundër tyre, për t‘i vënë ato tërësisht nën ndikimin e tij të drejtpërdrejtë. "Kryeministri nuk duhet të harrojë se një debat i gjerë mbi vartësinë administrative dhe ushtrimin e përgjegjësive kushtetuese dhe ligjore të SHISH-it, në të cilin u përfshinë edhe mjaft specialistë të kësaj fushe, është zhvilluar që në ditët e para të ardhjes së tij në pushtet", theksoi Dervishaj. "Berisha Kryeministër u tërhoq nga kjo përpjekje, duke kaluar në një fazë tjetër të goditjes ndaj tyre që konsiston në një politikë të qartë bllokuese dhe denigruese", sqaroi Dervishaj. Çka sipas tij solli ndërprerjen në mënyrë tërësisht antikushtetuese komunikimin e detyrueshëm ligjor me titullarin e SHISH, të cilin prej dy vjet e gjysmë nuk e ka takuar asnjëherë të vetme.
SSSASS