E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shijak, sgjësohen disa predha kundërtank

Predhat e gjetura në Shijak asgjësohen në Rrushkull të Durrësit. Zbulimi në qytetin e Shijakut të 7 granatahedhësve të lehtë kundërtank, si dhe 8 mbushjeve hedhëse solli në Durrës ekspertët e xhenios. Pas sekuestrimit të predhave dhe mbushjeve të tyre në bashkëpunim me njësinë antieksploziv, shërbimet e policisë së Shijakut bënë zhvendosjen e këtyre municioneve nga vendi i ngjarjes. Për asgjësimin e tyre, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Durrës nxori një urdhër të veçantë dhe mbi bazën e tij u realizua dhe asgjësimi, që sipas burimeve zyrtare të Drejtorisë së Policisë së Qarkut është bërë në Poligonin Ushtarak të fshatit Rrushkull të Durrësit. Ndërkaq, është çelur një dosje e re hetimore për veprën penale të mbajtjes pa leje të municioneve luftarake, që po ndiqet nga organi i akuzës durrsake. Pronari i shtëpisë ku u gjet municioni ka deklaruar në polici se nuk ka qenë në dijeni për praninë e tyre në banesën e tij të vjetër. Predhat antitank u gjetën në shtëpinë e vjetër, të pabanuar të shtetasit Daut Keçi në lagjen "Popullore" të Shijakut.

SSSASS

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›