Gjinushi: Berisha shumëfishoi korrupsionin
Kreu socialdemokrat, Skënder Gjinushi, deklaroi dje në Gramsh se qeveria "Berisha" jo vetëm që nuk luftoi dot korrupsionin e qeverisë së majtë, por dhjetëfishoi atë gjatë qeverisjes së saj.
"Kjo qeveri që kërkoi mandatin në ‘05 për të shkulur gjoja korrupsionin e së majtës, jo vetëm që nuk shkuli këtë korrupsion të së majtës, por mbolli një korrupsion me dhjetëra herë më të rrezikshëm, më të rëndë, i shoqëruar me të tëra veprat penale", tha Gjinushi. Ai vuri në dukje se në rast se rikthimi i Berishës në ‘05 ishte një rikthim mbrapa, qëndrimi i tij në pushtet është një qëndrim mbrapa, do të thotë një riizolim i vendit.
"Bashkimi i djathtë është më i pamoralshëm se ai i ‘05, në ‘05 Berisha përdori Kopistët për të treguar se gjoja kishte ndryshuar tani po përdor xhuvelistët për të thënë që kjo është fryma e re, madje në të janë bashkuar dhe 15 parti që dhe kryetarët nuk mbajnë mend emrin e partisë së tyre. Pra, kjo dëshmon panikun e së djathtës, sepse populli ka një shprehje që i mbyturi kapet dhe pas fijes së barit dhe Berisha po kapet pas fijeve të barit", tha kreu i PSD-së, Skënder Gjinushi.