E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Mjaft": Nën vëzhgim 165 kandidatë të të gjithë spektrit politik

Lëvizja "Mjaft" shpreh shqetësimin, për vonesën që partitë politike po i bëjnë listës së kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 28 qershorit. "Ligji zgjedhor u jep të drejtë partive të publikojnë listën 40 ditë përpara zgjedhjeve, por gjithsesi, partitë serioze kanë detyrimin moral e politik të jenë shumë më transparent me qytetarët dhe mospublikimi i listave të kandidatëve është një tregues thelbësor i kësaj transparence të munguar", thuhet në komunikimin për shtyp të lëvizjes MJAFT. Koalicioni për një Parlament të pastër ka bërë me dije se

nisma e monitorimit të kandidatëve për Kuvendin e ardhshëm ka hyrë në një fazë decizive. Prezantimi që u është bërë deri tani kandidatëve në mënyrë informale në media, ka ndihmuar këtë koalicion për të bërë një monitorim rreth aktivitetit të tyre.

Koalicioni për një Parlament të pastër beson se një proces i përgjegjshëm seleksionimi të kandidatëve për deputetë nga ana e partive politike do të sjellë si rezultat një përbërje më cilësore të Kuvendit tonë të ardhshëm, si institucioni më i lartë përfaqësues i verdiktit të shqiptarëve. Deri tani, ky koalicion është bazuar në vëzhgimin e 165 kandidatëve që janë përzgjedhur nga koalicioni për një Parlament të pastër.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›