Meta prezanton kandidatët e Beratit
Kreu i LSI-së, Ilir Meta, prezantoi dje kandidatët për deputetë në Qarkun e Beratit, sikurse edhe programin "Planin për Veprim". Nasip Naço, Gledis Rahoveci, Mustafa Muçi etj., janë disa prej këtyre emrave.
Kreu i LSI-së shprehu bindjen e tij, se kandidatët e LSI-së do të jenë fitues, sepse përfaqësojnë vlerat më të mira dhe janë të lidhur ngushtë me komunitetin e kësaj zone dhe njëkohësisht LSI-ja do të dalë forcë e parë politike në Berat, në zgjedhjet e 28 qershorit. Meta u shpreh se është "Koha për Veprim" për Sali Berishën është koha për largim. "Unë dua t‘i them Sali Berishës nga Berati, u shpreh Meta, që jo vetëm nuk ke lidhje me Skënderbeun dhe e ke bërë gjithë Shqipërinë te qeshë kur ka dëgjuar marrëzinë tende, por je kthyer në një Hamza, që do t‘ia shesësh Shqipërinë fazliçëve të tu", tha Meta. Ai vuri në dukje se jo vetëm Berati, por gjithë Shqipëria, më 28 qershor do t‘i thotë dil në pension Sali Berishës.