E Shtunë, 31 Tetor 2026

Leskaj: PS, forca politike që do të ndryshojë Shqipërinë

Kryetarja e Grupit Parlamentar të PS-së, Valentina Leskaj, u shpreh e bindur se PS-ja është forca politike që do të ndryshojë gjithë Shqipërinë. Së bashku me deputetin Taulant Balla janë takuar me banorët e fshatit Lunik në qytetin e Librazhdit, në kuadrin e prezantimit të programit të ri qeverisës. "Problematika e fshatit gjatë këtyre 4 viteve të fundit ka qenë më e rëndë se para vitit 2005, ka theksuar Leskaj, pasi qeveria e Sali Berishës ka menduar më shumë për pasurimin e oborrtarëve të vet në kryeqytet". Sipas Leskajt, me programin e ri të Partisë Socialiste, fshati do të jetë në vëmendje të plotë të qeverisë së re, që do të dalë pas 28 qershorit, pasi është forca politike që do të ndryshojë gjithë Shqipërinë. "Ne kemi një diferencë shumë të madhe me Berishën dhe PD. Ne kemi një diferencë si nata me ditën, sepse Berisha ka ndërtuar një qeveri në shërbim të familjes së tij, ka ndërtuar një qeverisje nepotike, ka ndërtuar një qeverisje të korrupsionit, që e ka vënë tërësisht në shërbim të familjes së tij dhe ajo që ne po punojmë prej 4 vitesh në opozitë dhe në mënyrë të veçantë në dy vitet e fundit me programin, është që të ndërtojmë një qeverisje për shqiptarët", tha Leskaj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›