Gjinushi: Bojkoti, i drejtë
Pas një takimi rreth 90 minutash në selinë rozë, edhe pse nuk siguroi përfaqësimin në Kuvend, për Gjinushin bojkoti parlamentar është kundërpërgjigja më e mirë ndaj maxhorancës ilegjitime. “Me një parlament me demokraci të cenuar dhe cunguar, të dalë nga zgjedhje jo të ligjshme dhe jo të standardeve, patjetër që bojkoti është veprimi i parë. Nuk mjafton vetëm bojkoti, patjetër që ne na takon roli që ky vend të kthehet në një vend normal”, u shpreh Skënder Gjinushi, kreu i PSD-së.