Rama, midis çmendurisë dhe diversionit!
Besjan Pesha
Xha Hiçi, ishte një plak i ç’ekuilibruar mendërisht i qytetit tim të lindjes, i cili njihej me këtë emër sepse e vetmja përgjigje që dinte të jepte sa herë që e pyesnin për diçka, qoftë edhe për emrin e vet ishte “hiç”. Në një nga ditët e trazuara të mes viteve ‘70-‘80, ndodh një defekt i rëndë në stacionin elektrik. Duke qenë se qyteti mbeti pa drita për katër ditë rresht dhe duke qenë se faji ishte kryekëput i drejtorit të stacionit, i cili shquhej për paaftësinë e tij, komiteti përkatës i partisë, që nuk mund ta pranonte faktin se kishte emëruar një të paaftë, iu përvesh aksionit për gjetjen e diversantëve që kishin sabotuar punën. Mësohet mbas disa ditësh se grupi i diversantëve ishte zbuluar dhe se ai drejtohej nga “xha Hiçi”, i cili jo vetëm ishte maskuar si injorant, por na paskërkësh patur edhe marrëdhënie të forta me qarqet shoviniste greke dhe se na fliste 8 gjuhë të huaja si rrjedhojë e angazhimit të tij të lartë me agjenturat e huaja…
M’u kujtua kjo histori ndërsa shikoja tërbimin e njeriut që drejton PS-në të derdhej këto ditë në çdo podium të mundshëm e çdo ekran të vendit, edhe pse normalisht ai duhet të fshihej dhe të tjerët të tërboheshin me të. Sjellja dhe fjalimet e tij po më ngjajnë çdo ditë e më shumë si të një të çmenduri, ndërkohë që në thelb të aksionit politik të tij është vetëm dhe vetëm diversioni. Edhe pse gjendja e tij psikike dhe fizike endet sot mes çmendurisë dhe diversionit, ne të shëndetshmëve na mbetet barrë që t’i kujtojmë atij dhe gjithë shqiptarëve realitetin.
Edi Rama hyri në zgjedhjet elektorale praktikisht vetëm me një këngë, për të cilën unë personalisht kam patur dhe vazhdoj të kem shumë rezerva. Jo vetëm që i shurdhoi shumicën e shqiptarëve me thirrjet e tij patetike nëpër sheshe, por i mashtroi të gjithë ata duke i siguruar se kishte me vete një program prej një mijë faqesh, prej të cilit s’po gjejmë dot as faqen e parë sot. E kjo do të thotë gjithashtu se Edi Rama kishte në mendje të vinte në krye të vendit jo për të qeverisur siç thoshte dhe na thotë, por për të krasitur gjithë buxhetet e mundshme të këtij vendi, së bashku me atë grusht biznesmenësh e kriminelësh që e rrethonin dje dhe sot, sepse është shumë e qartë se ai nuk kishte asnjë ide për mënyrën se si duhej drejtuar ky vend. E sot në mënyrë psikopatike thotë që vendi është marrë peng nga hajdutët e se shqiptarët votuan atë, a thua se ky komb s’ka arsye e ndërgjegje dhe se shqiptarët votojnë pa dëgjuar dhe menduar.
Edi Rama hyri në zgjedhjet elektorale pa një skuadër të qëndrueshme, të përgatitur politikisht dhe të aftë njerëzish, por vetëm me një tufë individësh, të cilët i lidhte me PS dhe elektoratin vetëm njohja, miqësia apo interesat personale të Edi Ramës. As e mori ndonjëherë mundimin të dëgjonte zërat e analistëve dhe drejtuesve të përgjegjshëm të partisë së vet që i thoshin se kjo do të binte efekte negative në elektorat, por duke mos treguar asnjë fije respekt për qytetarët shqiptarë dhe preferencat e tyre kërkoi t’ju diktonte atyre deputetët e ardhshëm.
Edi Rama nuk mori asnjëherë mundimin që realisht të ulej dhe të dëgjonte shqetësimet e shqiptarëve, por i përdori të gjitha hallet dhe problemet e tyre si edhe gjëmat më të mëdha që ndodhën gjatë viteve të opozitës si pjesëza artistike të klipit të këngës së tij verore. Deliri i madhështisë së tij dhe arroganca e treguar ndaj çdo shqiptari reflektohej në çdo gjest, në çdo fjalë e në çdo fjalim të tij, por kjo për të nuk mund të jetë arsye për të mos ta votuar.
Edi Rama nuk e mori asnjëherë mundimin që të ulej në një tryezë me Ilir Metën dhe të tentonte të sheshonte të gjitha ato konflikte që ishin pjellë po nga ai vetë dhe në kokën e tij, por përkundrazi prodhoi spote elektorale që të dëmtonte elektoratin e kësaj partie të majtë si edhe përdori miliona euro në të gjithë vendin për të nxitur një merkato anëtarësh të LSI kështu që ta tkurrte në maksimum forcën e saj. E sot kur duhet të dalë dhe të kërkojë falje përpara të majtëve e para gjithë shqiptarëve për këtë sjellje prej harbuti, përkundrazi përdor nja 4 a 5 mjeranë leshi që i kishte blerë me çmim të ulët në merkaton e para verës për të bërë diversionin e radhës me LSI dhe të majtën.
Edi Rama nuk erdhi as në tryezën e të majtëve një javë para zgjedhjeve, ku u shtrua me forcë problemi i sigurisë së zgjedhjeve, por preferoi të dilte në çanak të partisë së vet e të garantonte shqiptarët se çdo votë ishte e sigurt dhe nuk mund të tjetërsohej. Të paktën sot ai duhet t’u kërkojë falje shqiptarëve se përse paska dështuar ai në misionin e tij për ruajtjen e votës socialiste, që na qenkërka vjedhur e për mua vetëm ky fakt mjafton që ai të mos tentojë të drejtojë më Partinë Socialiste.
Edi Rama doli mbi 20 herë në media gjatë ditës së zgjedhjeve duke na garantuar të gjithëve se Shqipëria kishte fituar dhe se zgjedhjet ishin më të mirat të organizuara ndonjëherë në vend, e sot po bërtet se e kundërta ishte e vërtetë. Po Edi Rama urdhëroi me sms disa herë komisionerët e PS që të tregoheshin të pamëshirshëm me votën e LSI dhe ta ndanin atë me PD apo dhe t’ia falnin PD vetëm e vetëm që ajo të mos numërohej siç ishte votuar. Të paktën një “më fal” na i detyrohet të gjithëve për gënjeshtrën e madhe të djeshme apo të sotme. Një gjë është e sigurt, që ai gënjen.
E ndërkohë që të gjitha argumentet tregojnë se dritat e Partisë Socialiste u fikën për 4 vjet të tjera, sepse drejtori i saj është kokë e këmbë i paaftë jo vetëm teknikisht, por edhe mendërisht, Edi Rama dhe tuhafët e vjetër dhe të rinj që e rrethojnë duket se kanë gjetur “xha Hiçin” e kohëve tona për të bërë diversionin e radhës e për të nxjerrë po diversantët e radhës, vetëm e vetëm që të mos mbajnë përgjegjësitë që iu takojnë përpara popullit shqiptar. Ky është një mesazh shumë i rrezikshëm që po na jep politika e re, e cila me sa duket në thelb të vet nuk ka përgjegjshmërinë, por diversionin të cilin fatkeqësisht do të vazhdojë ta luajë edhe për disa vite të tjera, duke bezdisur dhe ofenduar inteligjencën e të gjithë shqiptarëve. Vetëm se jam i bindur që mbas humbjes së zgjedhjeve të ardhshme lokale dhe atyre të përgjithshme në 2013, nuk do ketë më asnjë “xha Hiç” gjallë që të justifikojë psikopatinë dhe paaftësinë e Edvinit, por ndoshta Partisë Socialiste i duhet të humbasë 4 apo edhe 8 herë rresht që të heqë dorë nga çmenduria. Uroj vetëm që kostot e çmendurisë së një individi të mos i paguajë në asnjë moment Shqipëria.