E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mediu: Ballëlartë për ato që kemi bërë

10/04/2009  Partia Republikane

Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu ka deklaruar nga Dibra se republikanët janë ballëlartë për gjithçka kanë bërë për vendin. “Ne nuk trokitëm në çdo derë shqiptare, por trokitëm në çdo zemër shqiptare, trokitëm me dashuri, përkushtim dhe me ballin lart. Me dashuri, se dashuria është rruga që bashkon shqiptarët, është rruga që ndërton të ardhmen. Me përkushtim, sepse do dëgjojmë zërin e arsyes, problemeve të çdo qytetari shqiptar. Me ballin lartë, sepse asnjëherë nuk gënjyem, sepse ato që thamë e kryem në një realitet për të gjithë shqiptarët. Ky është fryt i punës së kësaj qeverie”, - ka deklaruar Mediu gjatë takimit me anëtarë të PR-së në qytetin verilindor. Duke iu referuar procesit zgjedhor, kreu i PR-së tha se anëtarët e PR-së duhet të përqendrohen te procesi zgjedhor, në mënyrë që ai të jetë sa më i lirë, i ndershëm dhe transparent. “Tanimë ne duhet të fokusohemi në arritje të standardeve të larta për zgjedhjet e ardhshme, të bindur në suksesin e koalicionit të djathtë dhe besimit që kanë shqiptarët tek ai, për koalicionin që synon sukses në jetën e të gjithë ne shqiptarëve”, - tha ai. Mediu u shpreh se Shqipëria dhe të gjithë shqiptarët u bënë pjesë e një të ardhme premtuese, me projekte të realizuara dhe reforma të suksesshme, ku PR-ja dhe vizioni i saj janë pjesë e këtij realiteti të prekshëm nga të gjithë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›