E Diel, 1 Nëntor 2026

PD tjetër komision hetimor për Ramën

10/04/2009  Nisma

Deputeti i Partisë Demokratike Edi Paloka prezantoi para deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë iniciativën e tij parlamentare për ngritjen e një komisioni parlamentar hetimor për kryetarin e Bashkisë së Tiranës, njëkohësisht kryetar i PS-së Edi Ramën. “Jam këtu për të paraqitur një iniciativë timen për ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar ndaj Edi Ramës për të hetuar arsyet dhe pasoja e mosmiratimit të planit urbanistik nga kryetari i Bashkisë së Tiranës për gati 10 ditësh”, - sqaroi deputeti i demokrat lidhur me qëllimin e nismës së tij. Ai shprehu bindjen se grupi parlamentar i forcës politike që ia paraqet do ta mbështesë në këtë nismë. “Dikush këtu mund të thotë se kjo është një lëvizje e PD-së para zgjedhjeve për fushatë elektorale apo shantazh ndaj kryetarit tuaj, por unë jam i bindur se kjo iniciativë do të marrë shpejt rrugë me miratimin e tij nga grupi parlamentar i Partisë Demokratikë. Është ai zotëria që mund të humbë para apo pas zgjedhjeve, pak rëndësi ka, duhet të dalë para prokurorisë, pra drejtësisë dhe më në fund të japë llogari”, - tha Paloka.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›