E Diel, 1 Nëntor 2026

“Zogby” PS 38 përqind PD 36 përqind në zgjedhje

10/04/2009  Sondazhi i marsit, PS kryeson por PD i afrohet shumë.

Partia Socialiste vazhdon të kryesojë sondazhin e kompanisë Zogby, me 38 përqind, ndërkohë që vihet re se Partia Demokratike me afrimin e zgjedhjeve e ka ngushtuar shumë rezultatin. Sondazhi për muajin Mars, e organizuar nga kjo kompani, tregon se në rast se votuesit do të votonin në momentin që janë pyetur atëherë 38 përqind e votave do të shkonin për PS-në dhe 36 përqind për PD-në. Ndërkohë që LSI-ja, vazhdon të ketë një kuotë të qëndrueshme me 5% të votave, ndërkohë që G99 renditet e treta me 3%. Partitë e tjera Partitë e tjera PR, PSD dhe LZHK do të merrnin secila nga 1% të votave. Ndërfkohë që 11% e të pyeturve janë shprehur të pavendosur për cilën forcë politike do të votojnë. Krahasuar me sondazhin e muajit të kaluar, del se Partia Socialiste nuk ka lëvizur nga pozitat e saj, por ka fituar një terren prej 2 pikësh Partia Demokratike Sipas sondazhit të fundit të kompanisë “Zogby” Partia Socialiste është fituesja e zgjedhjeve me 38% të votuesve. Sondazhi i kryer në muajin mars nxjerr përfundimet se nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot, PS do të ishte fituesja e tyre.

Personat e pyetur kanë renditur në vendin e dytë Partinë Demokratike me 34% të votave dhe më pas Lëvizjen Socialiste për Integrim dhe G99 përkatësisht me 5% dhe 2%.

Partitë e tjera PR, PSD dhe LZHK do të merrnin secila nga 1% të votave. Gjithsesi deri në ditën e zhvillimit të zgjedhjeve pritet të zhvillohen dhe dy sondazhe të tjera. Hera e parë që u zhvillua një sondazh në Shqipëri ishte në vitin 2005, nga kompania Gani Bobi, e cila parashikoi fitoren e Partisë Demokratike. Ndërkohë që në këto zgjedhje sondazhet kanë filluar që në muajin Janar, dhe në lojë ka hyrë dhe kompania amerikane Zogby, pa folur për sondazhet që kanë ndërmarrë vetë partitë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›